Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë për shtetasin grek Eftimio Eftimiu. Ky shtetas është i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur në janar të 2018.
ABC News mëson se për Elton Halipajn është lënë në fuqi dënimi me 33 vite heqje lirie. Ndërsa personi që ka urdhëruar vrasjen dyshohet se është shtetasi Aurel Hoxhallari. Sipas hetimeve të Prokurorisë, ka dyshime se vrasja e Devi Kasmit ndodhi për prishje të pazareve të drogës mes grupeve rivale.