Vrasja e Darya Dugina në sulmin me bombë, Rusia “gjen” autorin e dytë: Është ukrainas

schedule11:45 - 29 Gusht, 2022

schedule 11:45 - 29 Gusht, 2022

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) ka akuzuar një të dyshuar të dytë për vrasjen e Darya Dugina, e cila ishte një komentatore politike ruse dhe vajza e ideologut ultranacionalist Alexander Dugin.

“Në rrjedhën e hetimeve të mëtejshme, u konstatua se një tjetër anëtar i grupit sabotues dhe terrorist ukrainas, një shtetas i Ukrainës përgatiti në Moskë vrasjen e D. Dugina”, tha shërbimi për shtyp i FSB në një deklaratë të hënën.

Sipas FSB-së, i dyshuari i dytë i dha targa dhe dokumente të rreme të dyshuarit të parë dhe ndihmoi në montimin e një mjeti shpërthyes të improvizuar në një garazh të marrë me qira në jugperëndim të Moskës, i cili më vonë u shpërthye në makinën që drejtonte Dugina, raporton CNN, e cila nuk përmend emrat e të dyshuarve, pasi nuk ishte në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e FSB-së të atyre që kryen vrasjen.

Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e Dugina-s, duke i quajtur pretendimet e FSB-së si trillime.

FSB tha se i dyshuari i dytë kishte mbërritur në Rusi më 30 korrik nëpërmjet Estonisë dhe ishte larguar nga territori rus një ditë para vdekjes së Dugina-s më 20 gusht.

Dugina, redaktore e një faqe interneti dezinformuese ruse, vdiq pasi një bombë e vendosur në një makinë që ajo po ngiste shpërtheu në periferi të Moskës në fillim të gushtit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!