Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me burgim të përjetshëm Denis Shtrazën, pasi e shpalli atë fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në Janar të 2016-s në Durrës. Të njëjtin dënim kishte kërkuar për Shtrazën edhe Prokuroria në seancën e mbajtur në 17 Nëntor të vitit të shkuar.
Sipas gjykatës, rezultoi se njollat e gjakut të gjetura në mjetin e Ervin Dalipajt, i përkasin viktimës Çollaku. Në këtë mjet të ish-policit Dalipaj, person i ekzekutuar në 2017-n në një atentat në Sukth, u shoqëruan Shtraza dhe Dalipaj, pak orë pas ngjarjes.
Pala mbrojtëse gjatë procesit dhe gjatë seancës së sotme për dhënien e vendimit ka këmbëngulur në pafajësinë e Denis Shtrazës./abcnews.al