Deri përpara pushtimit rus, Bucha ishte një zonë periferike e qetë e kryeqytetit ukrainas. Por tashmë, ndërsa ushtria ruse largohet nga periferitë e Kievit dhe fokusohet në Ukrainën lindore ka lënë pas vetëm shkatërrim.
Pamjet nga Bucha që u çlirua disa ditë me parë janë të renda. “Horror” mund të jetë fjala e vetme për t’i përshkruar skenat nga rrugët e mbushura me trupa të pajetë. Ukraina ka akuzuar trupat ruse për një “masakër të qëllimshme” pasi trupat e të paktën 20 civilëvë u gjetën në rrugët e qytetit, sipas BBC.
Qindra kufoma thuhet se janë gjetur në zona jashtë Kievit pas tërheqjes së trupave ruse nga zona, sipas zyrtarëve ukrainas. Rusia nga ana tjetër ka mohuar çdo vrasje.
Reagimi i udhëheqësve botërore
-Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për vendosjen e sanksione shtesë që synojnë eksportet e qymyrit dhe naftës ruse.
-Ministrja gjermane e mbrojtjes Christine Lambrecht tha se Bashkimi Europian tani duhet të diskutojë ndalimin e importit të gazit rus – diçka që liderët kanë hezituar ta bëjnë deri më tani.
-Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i ka përshkruar imazhet e viktimave si “goditje e papritur”.
-Kryeministri britanik Boris Johnson i quajti krimet në Bucha “të neveritshme”. Raportet sugjerojnë se Mbretëria e Bashkuar mund të miratojë paketën e re të sanksioneve gjatë kësaj jave.
-BE-ja ka dënuar mizoritë e raportuara në Ukrainë dhe po përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë duke e cilësuar një çështje urgjente.
–Mbretëria e Bashkuar do të bëjë thirrje për vendosjen e sanksioneve më të ashpra kundër Rusisë për të shkatërruaar makinën e luftës së presidentit rus Vladimir Putin, tha sekretarja e jashtme britanike.
/abcnews.al