Deshmitari i drejtësisë, Erjon Alibej ka vijuar në seancën e sotme deshminë për sa i përket vrasjës se shtetasit Bujar Cela, vëllait te Talo Celës.
Alibej deklaroi se vrasjen e Çelës, e planifikoi me Nuredin Dumanin.
Erjon Alibej: Bujar Cela është vëllai i Talo Çelës njeriu më i afërt i tij. Ka qenë taksist kemi pasur informacion edhe nga Eljo Prifti. Pas vrasjes së Emiljano Ramazanit e vendosa unë dhe e diskutova dhe me Nuredinin që armën e krimit të vrasjes ta vendosim te shtëpia e Bujar Celës. Shtepinë ia dija se kisha informator pranë tyre.
Xhulian Hoxha: Do qe të bejë gangsterin.
Erjon Alibej: Bujar Çela kishte një pikë shumice ndërsa Xhulian Hoxha shkonte atje. Nuk arritëm që Xhuliani të merrte një qese apo dicka që kishte prekur Bujari me dorë për gjurmët. Donim të groposnim pranë shtëpisë. Donim të krijonim përplasje mes tyre. Me anë të policit Palusha që njihja do t’i tregoja atij që e ke armën te shtëpia e Bujarit, por nuk e arritëm t’ia bënim këtë. Vendosëm që Bujarin ta ekzekutonim, u angazhua Enrik Hoxha dhe ata komunikonin me Nuredinin. U angazhua kushoja me nipçen për ta vrarë Bujar Celën. Se di pse u tërhoqëm në atë kohë se ishte objektiv shumë i thjeshtë. Për vrasjen e Bujar Celës u nisën direkt pas vrasjes së Kapllanit, shokut të Nuredinit. Çunat e Fushë Krujës e kanë sjellë Nuredinin dhe një makinë pune.
Një person i pa çunat e Fushë Krujës me maska dhe janë trembur dhe kanë ikur per nje moment. Pasi janë rikthyer, janë afruar dhe e kanë qëlluar . Pasi e kanë vrarë, ka shkruar Nuredini, janë larguar dy makinat. Kanë ikur të gjithë më pas me një E Class direkt për Fushë Krujë. Kisha radio policie dhe i thash ik direkt drejt se e ke rrugën bosh.
Me telefonon Agim Lleshi dhe më thotë Erjon a je gjumë ? Po i thashë. Ai më tha se kanë vrarë vëllanë e Talo Celës.
Nuredini rrinte tek një hotel që ja kishte siguruar Bes Xhixha. Nuredini më ka thënë dhe i kam çuar 60-70 mijë euro nuk e mbaj mend shumën. E kam çuar në afërsi të Vorës pranë një karburanti. Të nesërmen më vjen një autokolonë policie. Nuk kam bërë rezistencë.
Enver Diva, i pandehuri: A i ke parë vetë apo t’i ka thënë Nuredin Dumani?
I pandehuri Xhulian Hoxha: Si e ka marrë informacionin? Kam qenë në shtëpi, nuk kam qënë kurrë afër Bujar Çelës se kam qenë në burg në atë moment.
Erjon Alibej: Nuredini ka qënë organizatori i gjithçkaje, përveç Regis Runajt, përveçse këtij rasti. Unë i kam ofruar gjithcka që ai kërkonte. Çunat e Fushë Krujës, Besin dhe Verin s’i kam parë kurrë. Kur u ekzekutua Kapllani, çunat e Fushë Krujës kanë pasur informacion./abcnews.al