Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vrasja e Bujar Çelës, hakmarrje ndaj Talos”/ Nuredin Dumani: E organizova me Erion Alibejn

schedule11:36 - 25 Shkurt, 2025

schedule 11:36 - 25 Shkurt, 2025

Në gjyqin e mbajtur në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka nxjerrë bashkëpunëtorët dhe ka treguar episodet kriminale, që ka kryer së bashku me ta.

Dumani u shpreh se vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Tao Çelës, e organizoi me Erion Alibejn.

Nuredin Dumani: Vendimin për vrasjen e Rigurs Runajt e mori Erion Alibej.

Avokati: Cila është arsyeja për vrasjen e Bujar Çelës?

Nuredin Dumani: Kisha folur me Henrin përr vrasjen e Çelës, por ai nuk e bëri dot. Ne po ruanim Dine çamin për ta vrarë. Por mesa duket kishte marrë masa. Kur u vra një shoku im, Klevis Kapllani, shkova dhe vetë aty. Në 16 shtator në mos gaboj në darkë, 8-9. E dija shumë mirë që e vrau Talo Çela. Me Klevisin flisja në SKY.

Enver Diva më nisi sms me zë dhe më tha e paskan vrarë Klevisin, unë në atë kohë rrija në Elbasan tek Arjan Spahiu. Kur shkova për të vrarë dinen i thashë Erion Alibejt në telefon do e lëmë këtë dhe do ikim të vrasim Bujar Çelën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!