Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi ka marrë vendimin për të anuluar të gjitha koncertet e ditëve të fundit. Vendimin reperi e ka njoftuar në një postim në Instagram.
Për shkak të vrasjes së mikut të tij, Brilant Martinaj një ditë më parë në një atentat mafioz, këngëtari ka kërkuar mirëkuptimin e fansave, por edhe lokaleve ku do të performonte.
Në postimin e tij, Stresi thotë ndër të tjera se ka nevojë për qetësi në këtë moment të vështirë për të. “I kërkoj ndjesë publikut. I kërkoj ndjesë të gjitha clubeve ku do performoja, por anuloj çdo aktivitet timin, kam nevojë për qetësi”, shkruan Stresi.
Në videon e publikuar, reperi dëgjohet teksa ka thënë në një nga permormancat e tij: “Një përshendetje speciale shkon për Brilant Martinaj”.
Brilant Martinaj mbeti i vrarë ditën e djeshme te mbikalimi i Fushë-Krujës. Ai ra pre e një atentati sëbashku me Diklen Vatën dhe Besmir Hoxhën, të cilët gjithashtu humbën jetën. /abcnews.al