Darya Trepova është dënuar me 27 vjet burg për vrasjen e blogerit pro-luftës Vladlen Tatarsky prillin e kaluar. Tatarsky u vra nga një lëndë shpërthyese në një statujë që i dha Trepova, teksa ishte gati të mbante një fjalim në Shën Petersburg.
Dhjetra u plagosën nga shpërthimi.
Trepova, 26 vjeç, mohoi akuzat, duke thënë se ajo mendonte se statuja përmbante një pajisje dëgjimi. Dënimi është një nga më të ashprat e shqiptuara ndaj një gruaje në historinë e Rusisë.
Sulmi ndaj Tatarsky, 40 vjeç ndodhi më 2 prill të vitit të kaluar. Hetuesit rusë kanë akuzuar Ukrainën se qëndron pas sulmit dhe zyrtarët ukrainas as e kanë konfirmuar e as kanë mohuar diçka të tillë.
/abcnews.al

