Vrasja e Bledar Dedjas në Itali/ Autori pranon krimin, motivi mbetet mister

schedule17:26 - 26 Shkurt, 2024

schedule 17:26 - 26 Shkurt, 2024

17-vjeçari i arrestuar për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja në një pyll në Itali ka pranuar krimin, shkruajnë mediat italiane.

“Po, unë e bëra”, ka thënë i mituri, ndërsa nuk ka bërë të ditur motivin.

Rrethanat që çuan në takimin fatal mes të dyve nuk janë ende plotësisht të qarta, por nuk mund të përjashtohet që i mituri të mund të ketë pasur lidhje me Dedjan, duke qenë se ky i fundit kishte pasur probleme familjare të lidhura me një “jetë të dyfishtë”, sipas asaj që raportuan mediat.

Trupi i pajetë i Dedjas u gjet nga një mik me 21 Janar. Trupi ishte në një pellg gjaku pak metra larg Mercedes-it të tij B-Class. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!