Vrasja e biznesmenit shqiptar në Itali, dalin detajet: U arrestua 4 vite më parë

schedule09:51 - 5 Shtator, 2022

schedule 09:51 - 5 Shtator, 2022

Një biznesmen shqiptar u gjet i vrarë në Torino të Italisë, ditën e djeshme. Fatmir Ara u gjet pa jetë, ndërkohë që ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët tek autoritetet italiane.

Që prej datës 2 gusht ai kishte humbur kontaktet, ndërsa policia nisi kërkimet për të. Por ra nuk ishte personazh i panjohur, raportojnë mediat italiane.

Në vitin 2018,43-vjeçari është arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg. Në atë kohë, ndaj shqiptarit ishin bërë disa denoncime nga bashkëshortja e tij për dhunë, po ashtu dyshohej se mbante armë pa leje.

Ndër të tjera, gruaja e tij më pas e ka akuzuar se është përfshirë në punë të paligjshme. Ara kërkoi ndihmën e shokut të tij që ishte karabinier, por në të njëjtën kohë ata ishin edhe fqinjë.

Raimondo Marrocu, karabinier në kazermën Corio, ka bërë disa telefonata për të mësuar detajet e kallëzimeve dhe hetimeve të nisura ndaj shqiptarit, por pa rezultat. Për këtë, Marrocu u dënua me 2 vjet e 2 muaj burg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!