Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e biznesmenit në Elbasan/ Gjendet një makinë e djegur në fshatin Mirakë

schedule10:09 - 1 Dhjetor, 2025

schedule 10:09 - 1 Dhjetor, 2025

Lidhur me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka është gjetur një makinë e djegur në fshatin Mirakë në Librazhd. Sipas informacioneve të siguruara nga ABC News, brenda makinës së djegur është gjetur edhe një pistoletë.

Kujtojmë se rreth orës 20:35 në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi Edmond Hyka alias  Mondi Mëhalla 43 vjec.

Ngjarja ka ndodhur teksa viktima sapo kishte hyrë ne automjetin e tij tip Range Rover. Sipas dyshimeve paraprake, besohet se pjesë e atentatit kanë qenë dy persona.

Sakaq, viktima dyshohet se ka në pronësi një pikë karburanti në dalje të qytetit dhe rezulton me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.

Nga ana tjetër mëngjesin e kësaj të hëne janë shoqëruar në komisariat 10 persona, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!