Gazetarja Etleva Delia e ftuar në “News Line” në ABC News u pyet lidhur me atentatin ndaj biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua në Elbasan.
Sipas saj policia po heton në disa pista, lidhur dhe me të shkuarën e viktimës, pasi dyshohet se 43-vjeçari mund të ketë ushtruar veprimtari kriminale jashtë kufijve shqiptarë. Delia tha gjithashtu se dyshohet që të jetë një atentat mafioz, megjithatë mbetet për t’u parë nëse viktima kishte miqësi apo kontakte me ndonjë pjesëtar të ndonjë grupi kriminal që ka operuar në qytetin e Elbasanit.
“Kishte shumë kohë që në Elbasan nuk po ndodhnin krime. Hetimet janë përqendruar për të shkuarën e tij, ka dyshime që mund të ketë aktivitete të jashtëligjshme, jashtë kufijve të vendit. Deri në këto momente, duket si një krim i organizuar deri në detaje. Mund të jetë një vrasje e krimit të organizuar, policia nuk përjashton as pistat e një konflikti personal, apo edhe të konkurrencës. Ka një problem me kamerat e sigurisë, është parë që kamerat mund të jenë vetëm te porta e biznesit, nuk kanë një kënd më të gjerë. Në këtë moment mund të zbardhet deri në dinamikat e ngjarjes, duhet parë deri në djegien e automjetit.
Vendi ku ka ndodhur ka qenë në dalje të Elbasanit. Policia nuk ka bërë punën siç duhet. Policia duhet të shikojë nëse viktima ka lidhje me ndonjë grup kriminal që është vepruar në Elbasan, nëse ka pasur miqësi apo lidhje me një personazh në Elbasan. Duhet që të gjitha aktivitetet duhet të kryhen në Elbasan, pasi të gjithë veprimtarinë mund të kenë. Flitet për një konflikt që nuk është sqaruar dhe që ka ndodhur më herët. Duket si një vrasje ku janë angazhuar disa persona, duket si një atentat mafioz të një grupi kriminal”, tha gazetarja Delia./abcnews.al

