Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet për vrasjen e Behar Sofisë dhe ka dërguar dosjen për gjykim.
Të pandehurit Leonard Xhixha, Bujar Leza, Skënder Vathi, Xhuljano Visha dhe Ernejt Shyti janë dërguar për gjykim me masë sigurimi arrest në burg, të akuzuar për veprat penale si vijon:
“Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Behar Sofia; “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim të veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal; “Grupi i strukturuar kriminal” në rolin e pjesëmarrësit dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Hetimet vazhdojnë në drejtim të sqarimit të plotë të rrethanave dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Behar Sofia një emër i njohur për drejtësinë në fushën e narkotikëve, u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit të 2021 në një atentat që iu bë tek Rruga e Elbasanit, pranë Piramidës në Tiranë.
/abcnews.al