Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit/ Kreu i SPAK dhe prokurorët në homazhe, nderojnë gjyqtarin

schedule10:15 - 8 Tetor, 2025

schedule 10:15 - 8 Tetor, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e këtij institucioni nderuan gjyqtarin Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit më 6 tetor.

Ata nderuan figurën e gjyqtarit, i cili u vra në krye të detyrës.

Vendimi për një çështje pronash i kushtoi jetën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja.

Në krye të detyrës, gjyqtari u ekzekutua me armë zjarri pasditen e 6 tetorit, ndërsa ngjarja tronditëse ka autor 30-vjeçarin Elvis Shkëmbi.

Policia ka arrestuar edhe Gjon Shkambin, xhaxhain e autorit që vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Ndërkaq, në pranga ka rënë edhe roja i sigurisë së Gjykatës së Apelit, Banush Koxha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!