Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Vrasja e Astrit Kalasë, kambanë alarmi”, Gjikondi: Berisha përgjegjës për “ligjin 7501”, gjuha e tij e papranueshme

schedule21:10 - 8 Tetor, 2025

schedule 21:10 - 8 Tetor, 2025

TIRANË- Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në “Real Story” tha se gjuha e politikanëve është e papranueshme dhe nxit veprime të dhunshme ndaj figurave të sistemit të drejtësisë, qofshin prokurorë apo gjykatës.

Ajo theksoi se kushdo që ka pasur probleme me ish-kryeministrin Sali Berisha, ata janë fyer dhe janë denigruar publikisht.

Juristja se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është një kambanë alarmi për shoqërinë tonë, duke shtuar se “ligji 7501” është gjeneza e konflikteve të pronave, që i krijoi vetë Sali Berisha.

“Autorët e gjithë kësaj situate në politikë, sidomos për 7501, Berisha e di shumë mirë dhe  e ka pranuar kur kanë qenë zgjedhjet e majit se ka qenë faji im, jam nxituar ka thënë dhe prapë tani ky person nuk ka as vetëdijen që të kuptojë që ata janë gjenezë dhe ata nuk mund të vazhdojnë të denigrojnë, dhe nuk është vetëm të Irena Gjoka.

Kushdo që ka pasur problem me Berishën, gjithmonë është denigruar, poshtëruar, fyer publikisht dhe Imagjino kur e bën një ish-president, ish-kryeministër, si Berisha. Edhe zoti Rama ka sulmuar dy gjyqtarët të Gjykatës Administrative.

Ka vendime, që nuk bien në favor të vizionit që ka ai për zhvillimin e Tiranës, por kjo që ka ndodhur, kjo është një kambanë dhe një mësim për të gjithë shtetarët që të jenë të kujdesshëm përpara se të flasin për gjyqtarët dhe prokurorët, sepse sido që të jetë punuam gjyqtari është ndër pozicionet më të larta të një shteti, i cili funksionon mbi bazën e dokumentacionet. Të vrasësh një gjyqtar të pambrojtur, mendoj s është një akt makabër dhe kriminal”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!