Vrasja e Artan Cukut/Gjykata lë në burg Mikel Shallarin

schedule12:59 - 17 Nëntor, 2017

schedule 12:59 - 17 Nëntor, 2017

Gjykata e Krimeve të rënda rrëzoi kërkesën e Mikel Shallarit për zëvendësimin e masës së sigurisë arrest me burg të dhënë më herët ndaj tij me “detyrim paraqitje”.

Mikel Shallari është personi i dyshuar si autor i vrasjes së komisarit të policisë  Artan Cuku.

Avokati i Shallarit, Vladimir Cjapi tha në fillim të seances se klientit të tij i rrezikohet jeta dhe kërkoi zhvillimin e procesit pa praninë e mediave dhe të publikut. Por në paradoks me këtë pretendim për rrezik të jetës, pala e paditur kërkon lirimin e Shallarit nga qelia.

Ndërsa prokuroria kërkoi lënien në fuqi te arrestit, pasi sipas saj testi i ADN  implikon Shallarin si vrasës të Artan Cukut.

Por vetë Shallari ka pohuar se e ka pronuar autorësinë e krimit për shkak të frikës, duke ndryshuar kështu dëshminë e dhënë gjatë fazës hetimore të ngjarjes./abcnews,al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!