Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e Ardjan Nikulajt/ Përfundon seanca për portugezin Ruben Saraiva, vendimi pritet më 25 mars

schedule11:44 - 10 Mars, 2026

schedule 11:44 - 10 Mars, 2026

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Lezhës, ku mbrojtja ka paraqitur në konkluzionet e saj për portugezin Ruben Saraiva, të akuzuar për vrasjen në Shëngjin në prill të 2023 të biznesmenit Ardjan Nikulaj.

Avokati Kujtim Çakrani ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që e implikojnë klientin e tij, duke shtuar se Ruben Saraiva është diskriminuar gjatë gjithë kësaj periudhe nga Drejtoria e Burgjeve, gjë që është pohuar edhe nga ana e tij sot në gjykatë.

Sipas avokatit Çakrani, klienti i tij Ruben Saraiva ka deklaruar se po mbahet padrejtësisht në burg pasi policia dhe prokuroria e di mirë kush janë vrasësit e vërtetë.



Seanca e radhës do të jetë më 25 mars, ku pritet të jepet vendimi.

Saraiva akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardjan Nikulaj, ngjarje e ndodhur në prill të vitit 2023 në Shëngjin. Më herët, Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!