Vrasja e Ardian Nikulajt/ Krimet e Rënda ‘zbarkojnë’ në Lezhë, merret në pyetje vrasësi portugez

schedule11:19 - 17 Janar, 2024

schedule 11:19 - 17 Janar, 2024

Krimet e Rënda kanë ‘zbarkuar’ në qytetin e Lezhës, ku po marrin në pyetje autorin e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj. Shtetasi portugez Ruben Saraiva, i ekstraduar nga Maroku drejt Shqipërisë, është shoqëruar në në komisariatin e Lezhës, për t’u marrë në pyetje nga oficerë të krimeve të rënda.

Ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia si autor i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, krim i ndodhur në 19 Prill të 2023. Gjykata e Lezhës i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Për vrasjen e Ardian Nikualjt në Britaninë e Madhe janë arrestuar edhe pjesa tjetër e grupit kriminal, Edmond Haxhia, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, për të cilët akoma nuk ka një vendim ekstradimi për në Shqipëri. Biznesmeni 51-vjeçar u ekzekutua brenda lokalit të tij në Shëngjin.

Ai po qëndronte ulur brenda biznesit të tij, kur portugezi, me skafandër në kokë dhe i veshur me jelek kamuflazhi hyri dhe qëlloi disa herë me pistoletë, duke e lënë të vdekur në vend./abcnews.al