Vrasja e Ardian Nikulajt/ Kërkoi lirinë, gjykata lë në burg portugezin Ruben Saraiva

schedule10:51 - 20 Mars, 2024

schedule 10:51 - 20 Mars, 2024

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg portugezin Ruben Saraiva. Portugezi akuzohet për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje kjo e ndodhur në Shëngjin.

Saraiva doli sot para gjykatës së Lezhës, nën masa të rrepta sigurie, pasi kërkonte ndryshim të masës së sigurisë. Gjithashtu shtoi se vendimin do ta apelojnë në Gjykatën e Apelit sepse nuk pa prova të mjaftueshme sipas tij.

Në seancën e sotme avokati i portugezit ka theksuar se e vetmja provë ndaj Ruben Saraivës është dëshmia e një gruaje që sipas tij është marrë nën presion psikologjik.

“Prova e vetme është dëshmia e një gruaje që është marrë nën presion psikologjik, motori i gjetur nuk ka lidhje me portugezin dhe nuk ka asnjë provë konkrete edhe pse ka kaluar thuajse një vit nga ngjarja”, ka thënë ndër të tjera avokati i portugezit Ruben Saraiva.

***

“Prokuroria kishte vënë në dispozicion të avokatit mbrojtjes të gjithë dosjen, ndërsa avokati kishte kërkuar ndryshimin e masë së sigurisë. Sot ka një prezencë të shtuar të policisë. Po monitorohet gjykata dhe janë rrethuar hyrje daljet. Për avokatin e Saraivas nuk ka prova të mjaftueshme që implikojnë klientin e tij. Sipas avokatit Saraiva nuk është i përshirë në këtë vrasje”, raportoi pë ABC News gazetari Gjergj Figuri.

Kujtojmë që biznesmeni Ardian Nikulaj u vra me 19 prill 2023 teksa po pinte kafen në lokalin e tij në Shëngjin.

Sipas hetimeve, rezultoi se vrasja është porositur nga Edmond Haxhia. Ruben Saraiva luajti rolin e ekzekutorit ndërsa britanikët, Stephen Hunt, Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, dhe për Harry Simpson, ishin vëzhguesit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!