Vrasja e Aleks Nikës, Ndrea Prendi dëshmoi në SPAK/ Daci: “21 janari” duhet të marrë zgjidhje përfundimtare, Meta të heshtë!

schedule13:35 - 24 Korrik, 2024

schedule 13:35 - 24 Korrik, 2024

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dëshmoi për më shumë se tre orë në Prokurori një ditë më parë për çështjen e “21 janarit”.

Politologu Alban Daci në një intervistë në “Tirana Live” u shpreh se “21 janari” është një ngjarje e rëndë dhe që duhet të marrë një zgjidhje përfundimtare.

“Mendoj që është një ngjarje që e rëndë dhe që duhet të zbardhet. Duhet reflektim për raportin e politikës me qytetarët. Kemi po ashtu një klasë politike që jeton larg realitetit të demokracisë që duhet të ketë vendi. Është një çështje që duhet të marrë zgjidhje përfundimtare sidomos për familjarët. Ka qenë një protestë jashtë dimensionit demokratik. Por nëse ka prova dhe fakte duhet të vendoset drejtësi”, u shpreh Daci.

Gjithashtu ai theksoi se nëse do të ketë fajtorë sipas tij mund të dënohen vetëm vartësit.

Sa i përket reagimeve të Ilir Metës lidhur me çështjen e “21 janarit”, politologu Daci tha në “Tirana Live”, se do të ishte më mirë që kreu i Partisë së Lirisë të heshtë.

“Nëse do ketë fajtor maksimumi do të jenë ata që ishin në linjën e parë atë ditë. Nëse do ta merrnim këtë situatë nga këndvështrimi politik do të ishte më mirë që Meta të heshte. Politikisht do të ishte më mirë që Meta të heshtë për 21 janarin”, tha më tej Daci.

Më tej në këtë interviste, Daci foli për rekursin e vulës së PD, duke u shprehur: “Kur vetë gjykata i jep mundësinë ankimimit të një vendimi interpretimet e tjera janë skandaloze. Është normale që Grupimi i zotit Basha të kërkojë të drejtën e tij. Absurditeti është fakti për mënyrën se si kanë rrejdhur ngjarjet në PD. Mund të kemi çdolloj vendimi në drejtësi. Edhe në sistemet më të avancuara gjykatësit apo prokurorët mund të gabojnë, por i mbetem idesë që nëse do jepet vendim i drejtë do të isht një precedent pozitiv për demokracinë.

Vota e diasporës dhe drafti për reformën zgjedhore;

Alban Daci: Nuk është problemi nëse partitë politike gjejnë dakordësi. Por problemi është nëse këto dakordësi do të jenë apo jo në shërbim të qytetarëve. Ne duhet të shohim nëse kjo marrëveshje është në shërbim të heqjes së monopolit të kryetarit të partisë, a janë për hapjen e garës?  Vota e emigrantëve është një çështje e trajtuar me hile nga politika shqiptare. Si ka mundësi që këto dy parti të mëdha nuk kanë një sekretariat për emigracionin, nuk kanë përfaqësues të diasporës në negociata, pra kuptohet se sa dashamirës janë ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!