Qytetarët kanë braktisur plazhin e Potamit pas tragjedisë së djeshme ku një 7-vjeçare u vra me skaf nga një punonjës policie. Arjan Tase mori një skaf, pronësinë e të cilit policia nuk e ka zbardhur ende, dhe shkoi të hipë familjen e tij në mes të pushuesve në plazhin e Potamit, por aty vrau 7-vjeçaren pas disa manovrave të rrezikshme.
Menjëherë pasi panë makabritetin me sy, pushuesit u alarmuan, por askush nuk pati guximin të futej në det për të nxjerrë trupin e pajetë të 7-vjeçares, i cili ishte dëmtuar rëndë nga helikat e skafit. Mësohet se i vetmi që ndërhyri ishte një pushues holandez, i cili më herët kishte punuar në ndihmën e shpejtë.
Lexo KËTU gjithçka mbi tragjedinë e djeshme
Për 7-vjeçaren nuk pati asnjë shans, pasi dëmtimet ishin tepër të mëdha. Ndërkohë, qytetarët ndërhynë menjëherë për të bllokuar lëvizjet e Arjan Tases, i cili tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes.
Pasi mësuan se bëhej fjalë për një polic, qytetarët reaguan edhe më tepër duke e mbajtur atë aty deri në ardhjen e ekspertëve pasi i frikësoheshin manipulimit të vendit të ngjarjes. /abcnews.al