Në një konferencë, IDF tha se ka shkarkuar nga detyra dy oficerë të lartë të përfshirë në sulmin, ku humbën jetën 7 punonjës të ndihmave në Gaza. Hetimi për incidentin zbuloi gjithashtu se disa punonjës u mbijetuan sulmeve ajrore fillestare, por u vranë më pas.
Sipas IDF-së, operatorët e saj të dronëve ngatërruan një punonjës të ndihmës që po mbante një çantë me një person të armatosur dhe më pas shënjestruan një nga automjetet e WCK me një raketë.
Dy persona shpëtuan dhe hipën në një makinë të dytë, e cila u godit nga një raketë tjetër. Ushtria izraelite tha se gjithashtu mbijetoi edhe një person tjetër nga sulmi i dytë por u godit më pas sërish nga një raketë.
Duke rezultuar në këtë mënyrë në vdekjen e 7 punonjësve.
Hetimi fillestar, i kryer nga një gjeneral në pension, Yoav Har-Even, zbuloi se njësia e ushtrisë e përfshirë kishte besuar se automjetet që po gjurmonin nga qielli ishin marrë nën kontroll nga persona të armatosur të Hamasit dhe se ata nuk ishin në dijeni të procedurave të vendosura midis ushtrisë dhe WCK për atë mbrëmje.
Gjithashtu tha se njësia nuk e dinte se makinat i përkisnin organizatës bamirëse dhe tre sulmet ajrore kishin qenë në kundërshtim me procedurat e vetë ushtrisë.
/abcnews.al