Perikli (Petrika) Treska është vrarë me thikë rreth orës 20:30 të mbrëmjes se djeshme në lagjen numër 7, në qendër të qytetit të Korçës.
67-vjeçari është gjetur fillimisht i plagosur, nga bashkëshortja e tij pranë banesës së tij, ndërsa nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Policia bën me dije se për vrasjen e 67-vjeçarit është arrestuar fqinji i tij, i dyshuar si autor i ngjarjes.
Elvis Treska nipi i viktimës, në një prononcim për ABC News thotë se autori ishte njeri pa njeri dhe se xhaxhai i tij Petrika nuk kishte shprehur shqetësime dhe nuk kishte thënë asgjë rreth konfliktit.
-Jeni i afërm i Petrikës?
-Po jam nipi
-Si ka qenë Petrika?
-Petrika ka qenë një burrë i nderuar, i dashur, ka qenë mirë. Shihte punën e tij nuk ngatërrohej me njeri.
-Jeni të tronditur?
-Po shumë.
-Cilat janë motivet e kësaj ngjarje?
-Me sa dimë ka qenë një person me probleme, nuk e dimë sa rëndë ka qenë mendërisht. Ai banonte këtu dhe krijonte probleme. Xhaxhai nuk na ka shprehur shqetësime. Konflikti që kanë patur me njëri-tjetrin më përpara nga ajo çfarë kemi mësuar sot, sepse nuk e dinim, ka qenë për punë korenti, dritës së shkallës. Por kjo ishte mbyllur. As nuk ishte agravuar, as nuk është degjenuar debati tyre në dhunë. Nuk di çfarë të them më shumë. Ky episod nuk ishte përmendur sepse ishte i parëndësishëm. Tani që na ndodhi kjo ngjarje nuk dimë cfarë të them pse ka ndodhur. Ishte familje e rregullt. Shpresojmë që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt e të merret dënimi i merituar për autorin.
-Keni patur kontakte me familjen e autorit?
-Nuk kishte familje, ishte pa njeri. Por nuk na intereson familja e tij por që ai të marri dënimin e merituar./abcnews.al