Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e 63-vjeçares nga fqinji në Berat, shtyhet gjyqi i vrasësit, u shtir si i sëmurë në burg

schedule17:26 - 27 Korrik, 2022

schedule 17:26 - 27 Korrik, 2022

Është shtyrë gjyqi i Fetah Marrës, burrit që vrau fqinjën, Fatime Suli, 63 vjeç mbrëmjen e 20 janarit 2022 në lagjen “Havaleas” në Kozare të Kuçovës.

Abc mëson se Fetah Marra  nuk u paraqit në seancën paraprake, në momentet e fundit, ai bëri si i sëmurë në burg.

Vrasësi i 63-vjeçares Fatime Suli në fshatin Kozare nuk është paraqitur sot në Gjykatën e Beratit, kur edhe ishte caktuar se do të zhvillohej seanca paraprake ndaj tij.

Në momentet e fundit Marra ka bërë si i sëmurë në burg, duke pretenduar se kishte dhimbje por ende nuk ka një vlerësim mjekësor që ta konfirmojë këtë.

Lexo edhe: “I vura bërrylin në fyt, ajo u këput direkt, pastaj e hodha në kanal”, dëshmia tronditëse e autorit për vrasjen e Fatime Sulit në Kuçovë

Familjarët e viktimës 63-vjeçe janë irrituar mjaft pasi ata do të kërkonin sot në këtë seancë paraprake rikthimin e dosjes në Prokurorinë e Beratit për hetime të mëtejshme.

Avokati i familjes Suli Ramiz Oboni ka deklaruar më herët se familjarët e të ndjerës janë të pakënaqur me hetimet pasi pretendojnë se bashkëpunëtor në vrasje me Fetah Marrën ka qene edhe komshiu i tyre Izet Marra, për të cilin viktima u kishte thënë se e ngacmonte seksualisht prej muajsh.

I pranishëm në seancën paraprake ishte edhe i dyshuari i familjes Suli Izet Marra, i cili ka kërkuar shtyrjen e seancës paraprake për mungesë të një avokati që ta përfaqësonte atë.

Në këto kushte, seanca paraprake u shty për në datën 8 Shtator.

Lexo edhe: “Cjapi im ndërzeu dhitë e Fatimes, ajo nuk më dha lekët”: Abcnews.al siguron dëshminë e Fetah Marrës pas krimit makabër në Kuçovë

Sipas familjarëve, shtirja e Fetah Marrës si i sëmurë dhe mosparaqitja e tij në këtë seancë është bërë pikërisht për të siguruar e dhënë kohë Izet Marrës, të dyshuarit të familjes Suli si bashkëpunëtor në vrasje.

Mësohet se nga ana e familjarëve do të kërkohej sot që kjo çështje të mos kalonte për gjykim por të rihetohej me pretendimin se hetimet janë të cekëta dhe për rrjedhojë organi i akuzës ka arritur në përfundimin e gabuar në lidhje me shtetasin Izet Marra.

Lexo edhe: FOTO/ Ky është 58-vjeçari që mbyti krushkën për borxhin, e hodhi në kanal dhe e mbuloi me gjethe

Ngjarja

63-vjeçarja Fatime Suli u vra mbrëmjen e 20 Janarit 2022 në tokën e saj në fshatin Kozare në Kuçovë.Ajo u gjet e vdekur në një kanal,  gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe e rrozga. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur kishin njoftuar për ndihmë policinë.

Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh,gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal,rreth 1 km larg banesës saj.

Lexo edhe: “Krushku” mbyti 64-vjeçaren me duar dhe e hodhi në kanal, fqinjët: Ai është monstër, s’ka familje

Vrasësi i saj Fetah Marra e ka pranuar tashmë krimin dhe ka deklaruar se viktima i kishte 60 mijë lekë borxh nga mbarështrimi i tufës së bagëtive.

Në dëshminë e tij autori Marra ka thënë se kishte shkuar në arën e Fatimes për të kërkuar borxhin dhe se ishte i pirë kur e ka kapur për fyti dhe i ka vdekur ndër duar.

Viktima Fatime Suli kishte probleme të shëndetit mendor dhe trajtimi i saj me ilaçe ka vazhduar çdo ditë deri në ditën që gjeti vdekjen./abcnews.la/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!