Pak minuta pas vrasjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku u ekzekutua 40-vjeçari Gentjan Qarri, është gjetur një makinë e djegur e cila dyshohet se i përket autorëve që i kanë vënë flakën për të humbur gjurmët.
Burime bëjnë me dije për ABC se makina e djegur është tip “Toyota” , me targa IKA 3066, ngjyra gri ndërkohë që brenda tij është konstatuar edhe një armë zjarri automatik “sharc”.
Në vendin e ngjarjes e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse si dhe uniformt blu. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
“Gjatë krehjes së zonës nga shërbimet e Policisë është konstatuar në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji”, duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Toyota”, qe dyshohet se ju perket autorit/ve.
Pritet grupi hetimor për veprime të mëtejshme dhe vijon krehja e zonës nga sherbimet e DVP Vlorë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia./mv.abcnews.al

