Vrasja e 35-vjeçarit, u zbuluan nga kamerat, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg “bashkëautorët”

schedule10:35 - 18 Korrik, 2020

schedule 10:35 - 18 Korrik, 2020

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg të akuzuarin për vrasje Paris Xhihanin pasi nga provat materiale të grumbulluara në vendngjarje si dhe nga videot e siguruara nga grupi hetimor, konfirmohet se ka qenë autor i vrasjes me sende të forta të Gjergj Almasit dy ditë më parë në lagjen “Zinxhira”.

Prokurori i çështjes Julijan Çafka ka paraqitur prova sipas tij të pakundërshtueshme të momentit të vrasjes së 35-vjecarit Almasi nga ana e Xhihanit.

LEXO edhe: Vritet me sende të forta një 35-vjeçar në Gjirokastër

Megjithëse avokati i të pandehurve Shpëtim Meçi ka kërkuar një vendim më të lehtësuar, gjyqtarja e çështjes Blerta Çibuku ka dhënë masën burg pa afat për Xhihanin dhe për bashkëpunëtorin e tij në këtë ngjarje Andon Ahmeti, ndërkohë që janë lënë me detyrim paraqitjeje dy adoleshentët Niko Xhihani dhe Vasil Mehmeti për shkak të moshës minorene./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!