Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbardhet vrasja e 33 vjeçares në Kosovë/ Arrestohet bashkëshorti, dyshohet se porositi krimin

schedule17:24 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 17:24 - 1 Dhjetor, 2023

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e 33 vjeçares Liridona Murseli në fshatin Sinidoll të Prishtinës të mërkurën. Njëri nga të arrestuarit është bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Sipas burimeve të Express, ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes.

“Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar”, njofton policia ndërsa janë kryer kontrolle edhe në dy lokacioneve në Gjakovë.

Bashkëshorti i saj tha para policisë se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në makinë kur papritmas u zunë në pritë nga disa grabitës, të cilët fillimisht u kanë kërkuar sendet me vlerë, paratë dhe telefonat. Ai ka pretenduar se pasi i kanë grabitur, ata kanë qëlluar me armë drejt makinës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!