Mediat greke, duke cituar policinë, kanë dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e trefishtë në lumin Evros që ndan shtetin helen me Turqinë. Mësohet se në afërsi të vendngjarjes është gjetur një thikë ushtarake, që mendohet se është përdorur për vrasjen e 3 grave.
Viktimat nuk janë idenfikuar ende, por “Protothema” shkruan se ato janë të moshës 15, 18 dhe 30 vjeç. Ato janë masakruar me thikë ushtarake, ndërsa ishin të lidhura. Ende nuk dihet kush mund të jetë autori apo motivet e krimit. Për këtë autoritetet vijojnë hetimet.
Nga autopsia paraprake, mjekët ligjorë pohuan se krimi është kryer nga vrasës profesionistë duke parë plagët e shkaktuara me thikë. Gjithashtu po hetohet edhe nëse ndaj grave është shkaktuar dhunë seksuale./abcnews.al