Vrasja e 29-vjeçarit/ Durrës, policia: Po bëhet krehja e zonës dhe kontroll për kapjen e autorëve

schedule07:29 - 20 Maj, 2025

schedule 07:29 - 20 Maj, 2025

Policia e Durrësit ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me atentatin në Durrës, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Ermir Dedja.

Sipas bluve të qytetit bregdetar, Dedja u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po bëhet krehja e zonës dhe kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!