Vrasja e 25-vjeçarit nga efektivi, Besa Kokëdhima: Asgjë më pak se Flloyd i Amerikës

schedule17:40 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 17:40 - 8 Dhjetor, 2020

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima ka reaguar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u qëllua pak pas mesnate nga efektivi i policisë gjatë ndjekjes në zonën e Laprakës.

LEXO EDHE: Vrasja e të riut, prokuroria dhe SHÇBA marrin në dorë çështjen, polici: E kontrollova për orarin

Përmes një postimi në Instagram, ajo e ka cilësuar skandaloze dhe therëse.

Sakaq, këngëtarja e ka krahasuar me rastin me atë të George Floyd në Amerikë.

“Vritet ky djalë fatkeq pasi kish dalë jashtë orarit të lejuar, dhe sepse një polici iu DUK me armë. Skandaloze, therëse, asgjë më pak se Flloyd i Amerikës që ktheu përmbys një vend. #JetaeShqiptarëveVlen”, ka shkruar ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!