Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 24 vjeçares palestineze disa ditë më parë Rayyan Alwan në Shqipëri. Autor i vrasjes dyshohet të jetë babai i saj, Fadi Alwan, me të cilin hyri bashkë në territorin shqiptar, dhe i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e vendit.
Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa tha në një intervistë për “Ora e fundit” se vizita e babë e bijë në vendin tonë nuk duket të ketë pasur qëllime turistike. Po a ka qenë një vrasje e paramenduar? Sipas ekspertit, nuk përjashtohet si mundësi për faktin se ata kanë paraqitur dokumente false.
“Pak e çuditshme të mendosh që një familje, babai dhe vajza të udhëtojnë me dokumente false, mund të jenë rrethana të çuditshme ose e programuar se jo pak raste të huajt kryejnë vrajse në territorin shqiptar duke menduar se kanë mundësi për t’u larguar pa u arrestuar nga autoritetet. Shqipëria ka hyrë si lajm jo thjesht për të huajt që e vizitojnë por edhe për faktin se tregtohen lëndë narkotike, ka krim të organizuar dhe ndoshta mendojnë efektet e ligjit dhe forcës së shtetit mund të jenë më të buta se në vendet ku jetojnë. Ose mund të jetë konflikt i çastit që mund të ketë ardhur nga problematika të bartura, se të dhënat tregojnë se dhuna e ushtruar e të atit ka qenë e vazhdueshme. Ky konflikt mund të ketë qenë i bartur. Nuk duken qëllime turistike ardhja në territorin shqiptar. Pse duhet të vinte vetëm me vajzën, kur ajo ka fëmijë. Motivi? Ka një enigmë të vërtetë që të vish në një territor të huaj për herë të parë dhe të mendosh se do të realizosh këtë vrasje. Mund të jenë probleme fetare, apo të tjera si divorci, që mund t’i ketë krijuar këtë gjendje të rënduar babait të saj.”, tha Softa./abcnews.al