Vrasja e 22 personave në Lewiston, masakra e 36-të që ndodh në SHBA që nga fillimi i vitit

schedule11:40 - 26 Tetor, 2023

schedule 11:40 - 26 Tetor, 2023

Të shtënat e së mërkurës mbrëma në Lewiston, Maine, janë vrasja e 36-të masive në Shtetet e Bashkuara këtë vit. Alarmi për Lewiston u bë pak pas orës 20:00, pasi zyra e sherifit raportoi se agjencitë e zbatimit të ligjit po hetonin për dy sulme.

Burri i identifikuar është një instruktor armësh zjarri i trajnuar nga ushtria dhe kohët e fundit ka qenë i shtruar në një institucion të shëndetit mendor.

Të paktën 188 persona kanë vdekur sulmet me armë, të cilat përkufizohen si incidente në të cilat katër ose më shumë njerëz kanë vdekur brenda një periudhe 24-orëshe, pa përfshirë vrasësin, sipas të dhënave të FBI-së.

Sipas bazës së të dhënave, ka pasur më shumë se 560 vrasje masive që nga viti 2006, në të cilat të paktën 2,900 njerëz vdiqën dhe të paktën 2,000 u plagosën.

Vrasjet masive gjatë këtij viti në SHBA

17 shtator, Illnois

Një çift, dy fëmijët e tyre, 7 dhe 9 vjeç dhe tre qen u gjetën të qëlluar për vdekje në shtëpinë e tyre në periferi të Çikagos. Policia shkoi në shtëpinë e çifti pasi një anëtar i familjes nuk kishte shkuar në punë atë mëngjes dhe asnjë prej tyre nuk u përgjigj, sipas autoriteteve.

I dyshuar ishte një 32 vjeçar, i cili vdiq një ditë më vonë pas shkëmbimi të zjarrit në Oklahoma, së bashku me një pasagjer dhe sipas policisë kishte një marrëdhënie me viktimat, raporton abcnews.al.

24 gusht, Ohio

Pesë anëtarë të një familjeje, përfshirë tre fëmijë, u gjetën të vdekur në një shtëpi në Lake Township, Ohio, nga oficerët e policisë që po kryenin një kontroll rutinë.

Autoritetet thanë se një burrë e grua dhe dy vajzat dhe djali i tyre vdiqën nga plagët me armë zjarri dhe vdekja e tyre po hetohet si një mosmarrëveshje familjare që u kthye në vdekjeprurëse.

16 gusht, Oklahoma

Policia në Oklahoma City tha se një burrë 28-vjeçar qëlloi për vdekje tre fëmijë të vegjël, 9, 5 dhe 2 vjeç  dhe gruan e tij përpara se të vriste jetën. Oficerët shkuan në shtëpinë e familjes pas një raportimi për problem në familje.

Sipas autoriteteve, çifti ka qenë i martuar po ishte ndarë. Ende nuk dihet arsyeja e krimit.

15 korrik, Xhorxhia

Një 40-vjeçar akuzohet se ka qëlluar për vdekje katër persona, të gjithë rreth të 60-tave, në një periferi në jug të Atlantës. Policia tha se motivi i burrit nuk ishte menjëherë i qartë. Si pasojë e sulmit u plagos një zëvendës sherifi dhe dy oficerë policie.

4 korrik, Luiziana

Të shtëna me armë u raportuan në ditën e pavarësisë në një festë, duke shkaktuar të paktën 4 të vrarë dhe 7 të plagosur, sipas policisë.

3 korrik, Philadelphia

Një burrë 40-vjeçar akuzohet se hapi zjarr në mënyrë të rastësishme, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur katër të tjerë, përfshirë një 2-vjeçar, në një lagje jugperëndimore të Filadelfias.

Autoritetet thanë se burri qëlloi për vdekje një person tjetër në një shtëpi me radhë një ditë më parë, raporton abcnews.al.

2 korrik, South Carolina

Një burrë 33-vjeçar u akuzua për vrasjen e kunatës dhe vajzës së tij 11-vjeçare pasi autoritetet gjetën gjashtë persona të vdekur dhe një person në gjendje kritike në një shtëpi, ndërsa iu përgjigjën raporteve për të shtëna me armë dhe sulm me thikë, sipas autoriteteve.

18 qershor, Idaho

Një 31-vjeçar akuzohet se ka qëlluar për vdekje katër anëtarë të një familjeje fqinje në banesën e tyre në ditën e baballarëve.

15 qershor, Tennessee

Një burrë 48-vjeçar besohet se është përgjegjës për vrasjen e 5 personave, përfshirë 3 fëmijë dhe ish gruan e tij.

Më pas ai vrau veten.

26 maj, Arizona

Një burrë 20-vjeçar qëlloi për vdekje katër burra dhe plagosi një grua, sipas autoriteteve. Ai i tha policisë se i takoi viktimat rastësisht atë ditë në një sërë vendesh, duke përfshirë një park dhe një dyqan dhe u zemërua kur diskutuan një çështje në lidhje me drogën.

23 maj, Texas

Një 18 vjeçar qëlloi për vdekje prindërit, motrën dhe vëllain.  Sipas policisë, ai tha se familja e tij ishin kanibalë dhe do e hanin.

6 maj, Texas

Një 33-vjeçar vrau tetë persona dhe plagosi shtatë të tjerë në një qendër tregtare në zonën e Dallasit.  Ai kishte postuar në internet për pikëpamjet e tij supremaciste dhe mizogjene të të bardhëve. Një oficer policie e qëlloi për vdekje brenda katër minutave, raporton abcnews.al.

2 maj, Florida

Një 38-vjeçar qëlloi për vdekje një grua dhe tre fëmijët e saj. Pas një bllokimi prej një ore në një motel, policia qëlloi për vdekje burrin.

1 maj, Oklahoma

Një burrë 39-vjeçar qëlloi për vdekje gruan e tij, tre fëmijët e saj dhe dy miqtë e tyre përpara se të vriste veten, thanë autoritetet. Ata u gjetën të gjithë të vdekur në pronën e tij rurale. Ai ishte një përdhunues që ishte liruar herët nga burgu.

30 prill, Kaliforni

Katër persona u gjetën të vdekur në një komunitet të largët të shkretëtirës Mojave, sipas autoriteteve.

28 prill, Teksas

Një 38-vjeçar u arrestua pas katër ditësh në kërkim. Autoritetet pretendojnë se burri hyri në shtëpinë e një fqinji dhe vrau pesë persona, përfshirë një djalë 9-vjeçar.

18 prill, Manne

Një 32-vjeçar ka rrëfyer se ka qëlluar për vdekje katër persona, përfshirë prindërit e tij. Më pas u largua nga shtëpia dhe qëlloi me armë drejtim të automjeteve në lëvizje në autostradë.

Ai plagosi 3 persona të një familjeje në një makinë.

15 prill, Alabama

Gjashtë të dyshuar,të moshës 15 deri në 20 vjeç u akuzuan për vrasje, pas të shtënave me armë  një festë ditëlindjeje, ku 4 persona humbën jetën dhe 32 të tjetë mbetën të plagosur.

10 prill, Kentacy

Një punonjës banke 25-vjeçar  hapi zjarr në vendin e tij të punës, duke vrarë pesë persona, përfshirë një mik të ngushtë të guvernatorit të Kentakit ndërsa transmetonte sulmin drejtpërdrejt në Instagram, thanë autoritetet.

31 mars, Luiziana

Një 37-vjeçar vrau 4 persona në një shtëpi.

27 mars, Tensee

Një 28-vjeçar vrau tre fëmijë dhe tre të rritur në një shkollë të vogël fillore të krishterë përpara se të vritej nga policia.

21 mars, Karolina e Jugut

Një ish-ushtar 42-vjeçar qëlloi dhe vrau tre fëmijë teksa flinin në shtëpinë e tyre, ndërsa nëna e tyre kërkonte ndihmë, thanë autoritetet. Ai vrau gjithashtu një ushtar të ushtrisë që ishte në shtëpi përpara se të vriste veten.

Sulmuesi dhe nëna e fëmijëve ishin të divorcuar, raporton abcnews.al.

13 dhe 14 mars, Alabama

Një 28-vjeçar dyshohet se ka vrarë katër persona gjatë natës. Autoritetet thanë se burri iu afrua një oficeri policie dhe tha se kishte qëlluar dy persona në Birmingham dhe dy persona në kontenë St.

12 mars, Texas

Një 18-vjeçar dhe një grua 20-vjeçare janë akuzuar për vrasjen e 4 personave në një shtëpi.

Ata i thanë policisë se kishin hyrë në shtëpi për të marrë para. Burri pranoi se qëlloi të gjitha viktimat. Gruaja kishte dalë me një nga viktimat dhe ata ishin përfshirë në një mosmarrëveshje për kujdestarinë mbi djalin e tyre.

10 mars, Florida

Policia gjeti tre femra dhe dy meshkuj të vdekur nga plagët e dukshme me armë zjarri brenda një shtëpie, thanë zyrtarët.Plagët e një njeriu dukej se ishin vetëshkaktuar, duke i bërë hetuesit të besonin se rasti kishte të bënte me vrasje-vetëvrasje.

1 mars, Florida

Një 36-vjeçar u arrestua pasi qëlloi për vdekje vajzën e tij adoleshente, nënën e saj dhe dy persona të tjerë, thanë autoritetet.

22 shkurt, Alabama

Një 21-vjeçar vrau me pistoletë dhe kazmë gjyshërit, vëllain dhe një mikun e familjes. Trupat e tyre u gjetën në oborrin e shtëpisë së gjyshërve të tij dhe brenda një dhomë gjumi në shtëpi, tha policia.

17 shkurt, Misisippi

Një 52-vjeçar qëlloi dhe vrau gjashtë persona, duke përfshirë ish-gruan në një komunitet të vogël rural, sipas autoriteteve. Burri ishte i armatosur me një armë gjahu dhe dy pistoleta.

Një mik i familjes tha se ai vuante nga problem mendore. Një nga viktimat u qëllua dhe u vra ndërsa qëndronte ulur jashtë një dyqani.

29 janar, Tensee

Një52-vjeçar i cili u ankua se ishte  i “pushtuar”,  qëlloi për vdekje katër fëmijë në shtëpinë e tij përpara se t’i vinte flakën banesës dhe të qëllonte veten, sipas një prokurori. Fëmijët ishin të moshës 5 deri në 15 vjeç.

23 janar, Kaliforni

Një 66-vjeçar  vrau 7 persona në dy ferma. Prokurorët thanë se ai hapi zjarr në fermën ku punonte, duke vrarë katër bashkëpunëtorë dhe duke plagosur një tjetër. Ata thanë se ai më pas shkoi me makinë në një fermë tjetër,  nga e cila u pushua nga puna në vitin 2015 dhe qëlloi për vdekje tre ish-bashkëpunëtorë.

21 janar, Kaliforni

Një 72-vjeçar hapi zjarr mbi një turmë kryesisht të moshuar gjatë një festë për Vitin e Ri Hënor, duke vrarë 11 persona dhe duke plagosur nëntë. Burri  më pas vrau veten, Masakra është cilësuar si të shtënat më vdekjeprurëse në historinë e qarkut të Los Anxhelosit, raporton abcnews.al.

16 janar, Kaliforni

Autoritetet njoftuan më shumë se dy duzina arrestime gjatë një goditjeje të një bande pas të shtënave, ku 6 persona humbën jetën, duke përfshirë një adoleshtente dhe nënën e saj.

Hetuesit besojnë se ngjarja fatale kishte të bënte me një rivalitet mes bandave. Dy persona u deklaruan të pafajshëm për akuzat e vrasjes.

13 janar, Ohio

Një 41-vjeçar dyshohet se  qëlloi për vdekje babain, motrën dhe nipin e tij si dhe një burrë tjetër, dhe plagosi rëndë një vajzë 8-vjeçare. Burri u deklarua i pafajshëm.

Policia pretendoi se ai qëlloi viktimat në kokë në dhoma të ndryshme të një shtëpie, dhe më pas i drejtoi oficerët në vendngjarje.

7 janar, Karolina e Veriut

Një 45-vjeçar qëlloi vdekje gruan dhe tre fëmijët e më pas veten. Autoritetet thanë se të pesë jetonin së bashku në shtëpi. Dy të tjerë ishin larguar nga shtëpia. Një nga të mbijetuarit ishte një i afërm i familjes dhe një një mik familje. Të dy ishin në të 20-at, raporton abcnews.al.

4 janar, Utah

Një burrë 42-vjeçar qëlloi për vdekje pesë fëmijët e tij, vjehrrën dhe gruan e tij dhe më pas vrau veten dy javë pasi gruaja e tij kishte kërkuar të divorcohej.

Shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve kishin hapur një hetim ndaj burrit për abuzimin e fëmijëve dhe kërcënimet ndaj familjes së tij vetëm disa javë para vrasjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!