Vrasja e 20 vjeçarit në Tiranë, jepet masa e sigurisë për një nga autorët

schedule11:43 - 21 Prill, 2023

schedule 11:43 - 21 Prill, 2023

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Ensi Mazen, për akuzën e vrasjes në bashkëpunim.

Ensi Mazen së bashku me shokun e tij, Axel Hoxha i cili u dorëzua mbrëmjen e djeshme goditën për vdekje me thikë 20 vjeçarin, Stiven Toshkesi.

Maze ka thënë në gjykatë se nuk ka pasur dijeni për konfliktin mes viktimës dhe Axel Hoxhës, person që qëlloi me thikë, por ai ka qenë duke lëvizur me autorin dhe nw ato momente ka mbërritur një automjet me dy persona, që pasi kanë parë këta të dy kanë nisur një konflikt verbal  dhe më pas fizik.

Maze ka thënë se ai është afruar në automjet dhe ka penguar pasagjerin për të shuar konfliktin. Të njëjtën gjë ka thënë edhe avokati i tij, i cili është shprehur se masa ndaj klientit të tij është i padrejtë.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!