Vrasja e 20-vjeçares, policia greke thyen heshtjen: Dyshimi dhe arsyeja që morëm burrin me urgjencë

schedule17:08 - 17 Qershor, 2021

schedule 17:08 - 17 Qershor, 2021

Drejtuesit e policisë greke në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat kanë sqaruar arsyet se përse piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopulos u mor me urgjencë me helikopter për t’u pyetur lidhur me hetimet për vrasjen e bashkëshortes së tij, britanikes 20-vjeçare Carolina, në sy të foshnjës.

Një nga drejtuesit e policisë greke u shpreh se 32-vjeçari ishte thirrur për të dëshmuar që dje, megjithatë, autoritetet respektuan kërkesën e tij që sot të ishte i pranishëm në shërbimin përkujtimor.  Më pas ai shtoi se hetimet nuk mund të presin.

Ne pritëm që shërbimi përkujtimor të mbaronte dhe pastaj 32-vjeçari u transferua me helikopter, kjo mund të kishte ndodhur edhe dje. Burri 32-vjeçar i viktimës u transportua në Athinë nga Alonissos, në mënyrë që të merret në pyetje si i vetmi dëshmitar okular” tha ai për mediat.

Lexo edhe: Dyshohet se organizoi vrasjen e të shoqes për 1 mln euro, shpjegimet që duhet të japë greku

“MEGA” thekson se autoritetet kanë në dispozicion të dhëna nga telefoni celular i 20-vjeçares, ku në mesnatën e natës tragjike mes çiftit mund të ketë pasur një grindje.

Piloti 32-vjeçari ishte në katin e parë dhe Caroline në papafingo kur shkëmbyen disa mesazhe ku krijohet përshtypja se çifti kishte një fërkim. Në SMS-të e shkëmbyera mes tyre, hetuesit kanë arritur në përfundimin se ka fjalë që i referohen fërkimit, si “budalla”, etj.

Për këtë, por edhe për heqjen e kartave të kamerave të sigurisë dhe ndryshimet e regjistrimeve të orës biometrike që viktima mbante në dorë, piloti grek duhet të japë shpjegime bindëse për hetuesit.

Në fillim mes autorëve të dyshuar të vrasjes sipas medieve greke ka pasur edhe shqiptarë, por tashmë duket se ngjarja ka marrë një tjetër rrjedhë. d.b/Abcnews.al