Vrasja e 20-vjeçares britanike në Greqi: Dyshohet ta ketë mashtruar, dëshmon psikologia e të resë

schedule16:03 - 8 Qershor, 2021

schedule 16:03 - 8 Qershor, 2021

Vijojnë në Greqi hetimet rreth vrasjes së 20-vjeçares britanike Caroline. Tashmë në qendër të investigimeve është vënë psikologia e të resë. Sipas mediave në vend, Dyshohet se Eleni Mylonopoulou mund të ketë kryer mashtrim dhe thyerje të sekretit profesional.

Ditën e sotme ajo u thirr për të dëshmuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në Atikë.

Por çfarë dëshmoi 60-vjeçarja përpara hetuesve?

“Unë nuk iu prezantova 20-vjeçares si psikologe. Unë kam qendrën për hipnozë terapeutike, qasje psikoterapeutike dhe këshilluese “me leje nga Dhoma e Athinës.”

Ajo pretendon se e ka ndihmuar të renë me problemet psikologjike që kishte. Më herët, Mylonopoulou kishte thënë për mediat se skenarët që kanë nxjerrë të shoqin e saj të lidhur me autorët janë absurdë.

Ajo deklaroi për  “THEMA” se Caroline dhe Babis ishin shumë të lumtur duke theksuar se ai e mbështeste atë për gjithçka.

“Vajza ishte shumë e re dhe kur lindi pësoi abort spontan duke e lindur foshnjën para kohe. Ai ishte shumë mbështetës. Në këtë kohë ai i mori për Krishtlindje një qen dhuratë për shkak se Caroline i donte shumë kafshët.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!