Mediat greke vijojnë të publikojnë detaje nga vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos. Së fundmi është publikuar një fotografi që tregon kamerën e sigurisë që piloti 32-vjeçar theu ndërsa mundohej që të fshihte gjurmët e krimit që sapo kishte kryer.
Kamera, ose prova numër 35 duket e hedhur pas divanit në dhomën e ndjenjës. Përpara se ta thyente, Anagnostopoulos i kishte hequr kamerës edhe kartën e memories rreth orës 1.20 të natës, thuajse dy orë përpara se t’i merrte jetën Caroline-s.
Mediat kanë publikuar edhe provën numër 36, që është një kuti “Monopoly”.
Një ndër detajet që i bëri përshtypje oficerëve të policisë që kontrolluan shtëpinë ishte dëshmia e 32-vjeçarit se gjatë momenteve që ishin kërcënuar nga grabitësit, ai i kishte thënë atyre se mbante fshehur 9 500 euro në një kuti me mbishkrimin “Monopoly”, raporton abcneës.al.
Ndërkohë, gjatë verifikimeve, policët kishin konstatuar se kutia ishte hapur me kujdes dhe nuk ishte grisur ose hapur me shpejtësi siç ndodh shpesh gjatë grabitjeve, ku autorët nuk kanë kohë për “t’u sjellë mirë”.
Ka qenë pikërisht ky detaj, bashkuar edhe mjaft të tjerëve që çuan pas hekurave Babis Anagnostopoulos. s.b/abcnews.al/