Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, arrestohet një person që mund të ketë lidhje me bandën

schedule12:57 - 16 Maj, 2021

schedule 12:57 - 16 Maj, 2021

Autoritetet në Greqi kanë arrestuar në Evros një person nga Gjeorgjia me pasaportë false dhe tashmë po hetojnë nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike Caroline.

Siç raportojnë mediat në vend, gjeorgjiani u arrestua në pikën kufitare ndërsa përpiqej të largohej nga vendi. Pasi e ndaloi për të verifikuar dokumentacionin, policia zbuloi se ai kishte pasaportë false dhe u arrestua.

Lexo edhe: “Me fat që më ke dashur”, 32-vjeçari prek me fjalët e lamtumirës për bashkëshorten që e vranë grabitësit

Pas analizës së ADN-së , u zbulua se shtetasi i huaj ka marrë pjesë në një grabitje të ndodhur më 7 mars në Pikermi ku autorët lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe ndihmësin e tyre e më pas morën disa para dhe bizhuteri.

Tashmë autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me bandën që kreu vrasjen që tronditi Greqinë. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!