Kryeminsitri Edi Rama foli sot për herë të parë për vrasjen e 14-vjecarit pranë shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë.
Duke theksuar rrezikun që vjen nga presionin i rrjeteve sociale, Rama tha se qeveria do të hedhë për diskutim të gjerë me prindërit, mbylljen e plotë të tik-tok dhe të Snapchat në territorin e Republikës .
“Prej tre ditësh i madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabër e një nxënësi 14 vjecar e gjithë dinamika nxjerr në pah kërcënimin permanent ku tik tok apo snap chat thithin përditë fëmijët që në moshat më të vogla.
Autoriteti i prindërve apo mësuesve sfidohen orë e cast nga bota paralalele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, e deri shëndeti mendor vihen në pikëpyetje. Janë të vërteta që nuk është e vështirë të biem dakord.
Garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia e përparësive tona. Shumë shtete po përpiqen të vendosin filtra mbrojtjës, por pa rezultat. Jemi angazhuar në hulumtimin e kësaj problematike. Austrial e Franca po diskuton vendosjen si kusht hapjen e një llogarie on line të fëmijëve. Por tej këtyre përpjekjeve, problemi ende i hapur mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre.
Dilema jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, kur në fakt efektiviteti i tyre është i ulët ndërsa stimujt e dhunës dhe bullizmit vetëm rriten, apo të ndërmarrim një masë drastike, për mbylljen e plotë të tik tok dhe snap chat. Do e hedhim për diskutim të gjerë me prindërit” tha Rama.