Vrasja e 14-vjeçarit/ Psikologia: Dhuna perceptohet si zgjidhje, rrjetet sociale po përdoren edhe për influencë pro krimit

schedule15:23 - 19 Nëntor, 2024

schedule 15:23 - 19 Nëntor, 2024

Psikologia Desdemona Çelo thotë se shoqëria shqiptare, në pjesën më të madhe të rasteve, zgjidhjen e gjen te dhuna, çka është e gabuar, duke iu referuar edhe ngjarjes së rëndë të vrasjes së një nxënësi 14-vjeçar në kryeqytet.

Në një intervistë për “NewsHour” në ABC News, Çelo u shpreh se rrjetet socialie tanimë nuk po përdoren vetëm për bullizëm, por edhe për influencë pro krimit.

Çelo shtoi se prindërimi është proces i vështirë dhe se prindërit, duhet të kërkojnë ndihmë profesionale, nëse kanë nevojë.

“Kjo ngjarje nuk është hera e parë që ndodh në Shqipëri. Ne, gjejmë zgjidhjen gjithmonë te dhuna. Lidhet me modelet dhe mjediset famijare. Është presioni i shoqërisë. I vendosim gishtin prindërve, por jo vetëm prindërit ndikojnë në mënyrën sesi e shohim dhunën, por edhe presioni i bashkëmoshatarëve. Patjetër që rrjetet sociale i hapin mesazhet shumë më shpejt. Rrjetet sociale përdoren dhe si mjet dhe kanë disavantazh shumë të madh, përdoren jo vetëm për bullizëm, por edhe si influencë pro krimit. Patjetër që bërthama është në familje për të gjithë ne. Prindërimi është proces i vështirë, nuk mund të japim një këshillë.

Po rritet numri i prindërve që kërkojnë ndihmë profesionale. Ky është proces goxha i vështirë. Një këshillë të përgjithshme, prindërit të flasin sa më hapur, të mos i turrin fëmijëve sapo vijnë nga shkolla. Mos t’i krahasojnë me të tjerët. Shoqëria jemi të gjithë ne, nuk është vetëm mjedisi i shkollës. Ka një ide që dhuna është zgjidhja e problemeve, nuk duhet të ndodhë diçka e tillë. Kemi qasje pozitive, por duhet të përhapen sa më shumë”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!