Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja e të miturit, pranga autorit/ Maliq, arrestohen babai e xhaxhai i autorit dhe 5 të tjerë

schedule08:48 - 15 Gusht, 2025

schedule 08:48 - 15 Gusht, 2025

Pas ngjarjes se rende ne fshatin Pirg te maliqit, ku nje 14 vjecar humbi jeten pasi u qellua me thike nga bashkemoshatar, policia vuri ne pranga autorin e krimit i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet. I mituri nga fshati Leminot akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

14 vjeçari I cili qëlloi për vdekje me thikë bashkëmoshararin e tij I cili sapo ka përfunduar klasën e tetë  ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike. Kjo ka penguar deri tani marrjen ne pyetje  nga grupi hetimor. Pritet qe ne  prezencë të avokatit,  psikologut dhe familjarëve, të sigurohet dëshmia e autorit të dyshuar të krimit mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes me dashje.

Po ashtu jane arrestuar babai dhe xhaxhai I te miturit qe kreu vrasjen, Edison Guri dhe Roland Guri, pasi sipas policise pastruan gjurmët dhe  fshehen thiken me te cilen 14 vjecari kreu krimin.



Ne pranga u vune dhe 4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes dy 14-vjeçarëve, të cilët gjate deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës. Policia ka arrestuar dhe  34-vjeçarin Flori Çela, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me autorin. Po ashtu eshte sekuestruar dhe thika e autorit.

Sipas të dhënave te deritanishme nga hetimi, të dy 14 vjeçarët janë takuar rastësisht ditën e djeshme në lokalin e fshatit Pirg dhe kanë qënë të shoqëruar me shokët e tyre.

Mësohet se konflikti i tyre ka nisur rreth 1 vit më parë ndersa dje debati mes tyre u rendua dhe perfundoi me perdorimin e thikes.

Sipas raportit të ekspertizēs mjeko- ligjore, vdekja e 14 vjeçarit nga  fshati Zvirinë  ka ardhur si pasojë e një goditje të vetme me thikë në zemër. Plaga ka qenë fatale dhe i mituri ka humbur jetën brenda pak minutash në vendin e ngjarjes.

Ndersa autopri bashkemoshatar mbeti I plagosur pa rrezik per jeten dhe pas mjekimit ne spital u shoqerua ne komisariatin e policise se Korces.

Ne rrjetin social TikTok autori shfaqte foto me arme zjarri, duke sjell serish ne vemendje raste te te rinjve qe paralajmerojne konflikte.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!