Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur në Kuvend për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në shkollë nga moshatari i tij.
Ai ka thënë se kjo ngjarje që tronditi kryeqytetin, duhet të na bëjë me përgjegjësi të gjithëve të ashpërsojmë dënimet.
Sakaq, Balla ka theksuar se e kupton shumë mirë këtë situatë të vështirë, në të cilën ndodhen dhe familjarët e viktimës, pasi në të njëjtën moshë ka djalin e tij.
“Humbja e jetës së një nxënësi na ka prekur te gjithëve, është përgjegjësi e të gjithëve mirëpo është e rëndë të bësh politikë me ketë ngjarje.
Kjo ngjarje duhet te na beje me përgjegjësi të gjithëve, si anëtare të Kuvendit e pres opozitën të thotë, ne jemi gati te mbështesim të gjjtha masat drastike qe duhen marrë.
Të marrim shkas nga kjo ngjarje për të ashpësuar dënimet që lidhen me një qasje të re në shkollave. Ngushëlloj familjen ta përballoj këtë situatë. Unë e kam djalin aq sa Martini dhe e di se sa e vështirë është kjo situatë. Se sa e tmerrshme do të thotë të kesh të bësh me vdekjen.
Ju keni bërë një krahasim pa lidhje të Kosovës dhe Serbisë, turp nuk keni. Nuk ka lidhje me ato vrasje që janë bërë”./abcnews.al