I mituri ne spital, pritet transferimi/ Të hënën vendoset nëse 14 vjeçari do shkojë në qeli apo do të qendrojë në spital

schedule10:58 - 24 Nëntor, 2024

schedule 10:58 - 24 Nëntor, 2024

Vendimi do të merret të hënën pas vlerësimit të gjendjes shëndetësore të 14-vjeçarit, Mario Perlleshi i cili zyrtarisht është i akuzuar nga policia si autor I vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani.

Burime per ABC News njoftojne se Komisioni i posaçëm i ngritur për të marrë këtë vendim do të jetë i përbërë nga mjekët, efektivët e Policisë së Shtetit dhe policë të burgjeve të cilët edhe pas konsulimit më psikolog do të vendosin nëse Mario Perlleshi do të transferohet në spitalin e burgut apo në Kavajë tek burgu I të miturve.

Edhe pse kanë kaluar 5 ditë pas ngjarjes, policia ende nuk ka mundur të zbardhë identitetin e personit që ndihmoi Mario Perlleshin të transferohet nga vendi i ngjarjes deri tek spitali.

Grupi hetimor thotë për ABC News se janë marrë pamjet nga kamerat e sigurisë edhe pranë shkollës Fan Noli edhe në ambientet e spitalit, dhe po verifikohen për të bërë të mundur edhe kapjen e personit që transportoi Mario Perlleshin pak pas ngjarjes të largohet.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 18 nëntor rreth 300 metra larg shkollës Fan Noli ku pas një konflikti mes disa adoleshentëve mbeti I vrarë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagosën 2 bashkëmoshatar, mes tyre dhe autori i ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!