SPAK ka ballafaquar sot vrasësin me pagesë, Nuredin Dumani dhe të akuzuarin si porositës Erion Alibeaj, të dy të arrestuar për ngjarje të rënda kriminale.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari Elton Qyno, në “ABC Live”, duke u shprehur se do të ketë një valë të re arrestimesh.
Lexo edhe: SPAK nis “shtrydhjen” e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, a do i tregojnë të gjithë “shokët”
SPAK dje pati edhe një reagim kundër gazetarit duke e detyruar që të mos publikojë detaje të tjera nga dosja e Dumanit për shkak të rrezikut për prishje hetimesh.
“SPAK po heton dhe sot ka bërë një ballafaqim me Erion Alibeajn. Është i arrestuar dhe po përgatitet për një valë të dytë arrestimesh. Nuk kanë dashur që ata të informohen nëpërmjet medias. Dhe në këtë kushte thanë stop” tha gazetari Elton Qynon në studion e ABC Live.
Kujtojmë se në media është shkruar se Erion Alibeaj është porositës i disa vrasjeve, ku një prej tyre është edhe eliminimi i efektivit Krenar Guçe, i cili ka mbajtur detyrën e Shefit të Seksionit të vrasjeve në Policinë e Elbasanit në vitet 2019-2020. Fotografia e tij u gjet në telefonin e Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij ka treguar një listë me emra dhe foto që prisnin të ekzekutoheshin.
/abcnews.al/