“Vrapo Babadimër”/Nisma e veçantë bën bashkë 3000 babagjyshë shqiptarë, sigurohen para për fëmijët e sëmurë

schedule09:42 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 09:42 - 6 Dhjetor, 2023

Maratona e përvjetshme ‘Vrapo Babadimër’ rikthehet edhe këtë vit në 17 dhjetor, me qëllimin e njëjtë ku mjetet që do të fitohen përmes pjesëmarrësve në vrapim do të dhurohen për bamirësi.

Gazetari Jusuf Islami që është dhe organizatori ka bërë bashkë 3000 babagjysh për të ndihmuar fëmijët në repartin e onkologjikut në Prishtinë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka zbuluar detaje nga kjo nismë e veçantë, ku këtë vit ka kaluar çdo pritshmëri.

Islami ka treguar si i lindi ideja, e cila ka pasur një përkrahje shumë të madhe dhe nga bizneset dhe institucionet. Ai ka bërë thirrje që të gjithë mund të blejnë një kostum dhe pa qene nevoja të vrapojnë.

“Këtë vit janë 3200, krahasuar me 1500 vitin e kaluar. Ideja lindi para 8 vitesh se unë gjithmonë para se të flija mendoja të bëja diçka dhe një ditë thash pse mos të organizojë një Santa Run. E pash në shumë vende të botës dhe qëllimi ishte vullnetar dhe vendosa ta bëja.

Me 100 babadimrat që u mblodhën në Prishtinë ishte shumë e vëhstirë për ne, por ia dolëm. Edhe dolëm në shtypin e huaj, ne kemi ndihmuar mbi 500 mijë familje dhe për këtë më vjen mirë.

Ne shesim kostumet 5 euro për fëmijë dhe 10 euro për të rritur, paratë shkojnë për fëmijët në nevojë dhe repartin e onkologjisë. Por kemi pasur dhe mbështetjen e shumë institucioneve dhe 37 biznese e kanë përkrahur si nismë. 90% e atyre që blejnë kostumet vrapojnë”, u shpreh Islami./abcnews.al