Vranësira në disa zona, në veri nis shiu dhe dëbora, si ndryshon moti në orët e mbrëmjes

schedule07:21 - 5 Janar, 2022

schedule 07:21 - 5 Janar, 2022

Sipas MeteoAlb: Paraditja në vendin tonë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme do të jenë në Veri të Shqipërisë duke sjellë reshje të izoluara shiu e dëbore. Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shtohen duke përfshirë të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Vijon edhe dita e mërkurë me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë  paradites ku do ketë edhe prezencë të dukshme të mjegullës, por pjesa e dytë e ditës do të sjelli shpeshtim të vranësirave ku nuk do të mungojnë as momentet e shkurtra me pika shiu në zona të izoluara.

Maqedonia e Veriut

Kthjellime dhe vranësira të lehta dominojnë gjatë paradites në të gjithë republikën e MV. por mesdita dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave por nuk priten reshje.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbizotërohet nga masat ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin reshje shiu e dëbore, ku në sasi më të konsiderueshme reshjet do jenë në Rajonin e Europës Qendrore. Ndërsa me kthjellime do të paraqitet vetëm Veriu dhe Pjesërisht Europa Juglindore. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!