Vranësira kalimtare në vend, por si do të jetë moti në bregdet

schedule07:12 - 21 Gusht, 2021

schedule 07:12 - 21 Gusht, 2021

Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit tonë, ndersa me kthjellime vijon vetëm vija bregdetare.

Sipas MeteoAlb, këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur në zonat malore Verilindore dhe Juglindore do të ketë zhvillim të vranësirave konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu. Orët e mbrëmjes dhe natës ri-kthejnë motin e kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por nuk pësojnë ndryshime në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 15°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë . /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!