Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vranësira e reshje shiu/ Parashikimi i motit, 20 shkurt 2026

schedule07:16 - 20 Shkurt, 2026

schedule 07:16 - 20 Shkurt, 2026

Ditën e premte moti parashikohet i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit fillimisht në veri e jug të vendit e gradualisht në të gjithë territorin, me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Gjatë orëve të mëngjesit në ekstremin verior, lokalisht në lindje dhe në jug reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.



Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohet të vijojnë me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, verilindje –juglindje mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.  Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!