Vranësira dhe shira gjatë paradites, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:12 - 8 Janar, 2021

schedule 07:12 - 8 Janar, 2021

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë mbetet gjatë gjithë ditës në ndikimin e kushteve të motit të paqëndrueshëm, duke diktuar vranësira të dendura dhe reshje mesatare. Herë pas here do kemi intervale të shkurtra me kthjellime.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C në 11°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Mbetet edhe ditën e premte mot me vranësira reshje shiu kryesisht por edhe reshje të pakta dëbore në terittorin e kosovës. Edhe pasditja vijon në të njejtat kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

MV mbetet me vranësira dhe reshje gjatë paradites, ku në zonat veriore do ketë dhe reshje dëbore. Parashikohet që moti të Vijojë po njësoj gjatë gjithë ditës./abcnews.al