Territori shqiptar mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime përgjatë gjithë ditës. Sipas MeteoAlb, parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu, KU më të dukshme do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.
Kosova
Territori i Kosovës do të vijoj të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu. Pritet që reshje të jenë prezente në zonat Perëndimore dhe Jugore. Ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë me mot të qëndrueshëm.
Maqedonia e Veriut
Vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit të MV, ku vranësirat do të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta shiu në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa në zonat veriore pritet të ketë alternime kthjellimesh edhe vranësirash të shpeshta.
Rajoni dhe Europa
Pjesërisht Europa Jugore dhe Qendrore do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të krijojnë mundësi për reshje shiu. Po ashtu në dominimin e motit të vranët dhe reshjeve në formë rrebeshi do të jetë Veriu dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa gadishulli Iberik dhe brigjet e detit Egje do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.
/abcnews.al/