Vranësira dhe rreshje shiu pasdite në zonat malore, mësoni parashikimin e motit për sot

schedule07:40 - 17 Gusht, 2020

schedule 07:40 - 17 Gusht, 2020

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do te dominohet nga kthjellimet ne ultesiren perendimore dhe vranesira te pakta ne zonat malore ne oret e para te dites.

Por vranësirat do te zhvillohen ne zonat malore gjate mesditës dhe pasdites duke gjeneruar rrebeshe afat shkurtër ne Veri dhe Verilindje te territorit.

Temperaturat e ajrit do te mbeten konstante në mëngjes, por do te rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 38°C.

Era do fryjë e lehtë ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perendimor-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugperëndimore dhe Jugore mbeten me kthjellime dhe vranësira te pakta. Ndërsa Juglindja dhe Lindja e kontinentit do te jene me vranesira te

dendura dhe rrebeshe shiu, gjithashtu ne ndikimin e vranësirave dhe rreshjeve do te mbetet Europa Veriore dhe Qendrore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!